Ndërlidhjet

logo-print

Kajro: Protesta kundër një vendimi gjyqësor


Kundërshtiarët dhe mbështetësit e presidentit Morsi hedhin gurë në njëri-tjetrin në Sheshin Tahrir në Kajro

Kundërshtiarët dhe mbështetësit e presidentit Morsi hedhin gurë në njëri-tjetrin në Sheshin Tahrir në Kajro

Në Kajro të Egjiptit, sot ka pasur protesta kundër një vendimi gjyqësor për lirimin e zyrtarëve të epokës së Hosni Mubarakut, që kishin urdhëruar sulme me deve kundër demonstruesve.

Këto sulme ishin ndër incidentet më të dhunshme gjatë kryengritjes nga e cila u përmbys Hosni Mubaraku, në shkurt të vitit 2011.

Një gjykatë ka njoftuar se nuk ka gjetur dëshmi për dënimin e të akuzuarve në këtë rast, përfshirë edhe ish kryetarin e parlamentit të këtij vendi, Fathi Sorour.

Derisa protestuesit ishin të bashkuar në protestën e tyre ndaj vendimit të gjykatës, megjithatë më vonë mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit islamik, Muhammad Morsi, e gjuajtën njëri-tjetrin me gurë dhe shishe qelqi.

Punonjësit shëndetësorë thanë se afro 40 vetë ishin plagosur gjatë përleshjeve, derisa mijëra njerëz mblidheshin në Sheshin Tahrir të Kajros.

Egjipti ende nuk ka kushtetutë të re apo parlament.

Islamistët dhe liberalët ende kanë mosmarrëveshje lidhur me kushtetutën, që është në fazën e propozimit.
XS
SM
MD
LG