Ndërlidhjet

Përleshje në Kajro


Kajro
Kajro
Më shumë se 100 persona janë plagosur gjatë përleshjeve në Kajro mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit Muhamed Morsi.

Ky ishte rasti i parë i një dhune të tillë, që kur Morsi mori detyrën tre muaj më parë.

Fraksione rivale hodhën gurë, copa të betonit dhe rrahën njëri-tjetrin me shkopinj.

Dy autobusëve që u përdorrën nga ana e Vëllazërisë Myslimane, iu vu flaka.

Policia nuk ka ndërhyrë.

Kundërshtarët e Morsit thonë se ai ka dështuar të mbajë premtimet për 100 ditët e tij të para në detyrë, përfshirë rikthimin e ekonomisë.

Kritikët akuzojnë gjithashtu Morsin, Vëllazërinë Myslimane dhe islamistët e tjerë se po përpiqen ta islamizojnë shtetin.

Përkrahësit thonë se Morsi ka nevojë për më shumë kohë për shkak të vështirësive të trashëguara nga sundimi autoritar dhe regjimi i korruptuar i Hosni Mubarakut.
XS
SM
MD
LG