Ndërlidhjet

Shpërthim në Pakistan, 13 të vrarë


Pakistan, foto nga arkivi
Pakistan, foto nga arkivi
Një shpërthim i fuqishëm i një makine bombë jashtë zyrave të pleqnarëve fisnorë pro-qeveritarë në veriperëndim të Pakistanit ka lënë të vrarë të paktën 13 njerëz.

Zyrtarët e policisë thanë se të paktën 30 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi në qytetin Darra Adam Khel në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë menjëherë.

Militantët talebanë pakistanezë më parë kanë organizuar sulme të tilla në rajonet fisnore për të ndëshkuar pleqnarët të cilët po i mbështesin forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG