Ndërlidhjet

Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit po e sfidon urdhrin e presidentit islamik Mohamed Morsi, që të japë dorëheqje.

Abdel Maguid Mahmoud ka përsëritur të shtunën se ai nuk do të largohet nga posti, duke thënë se Kushtetuta nuk i jep fuqinë presidentit për ta pushuar atë.

Tensionet mes prokurorit dhe presidentit janë rritur, pasi që pjesëtarë të Vëllazërisë Myslimane, të cilët e mbështesin Morsin, e kanë akuzuar prokurorin për paraqitjen e provave të dobëta në procesin gjyqësor kundër zyrtarëve të epokës së Mubarakut.

Ndërkohë, mijëra mbështetës dhe kundërshtarë të presidentit të Egjiptit u përleshën të premten në sheshin Tahrir të Kajros në rastin e parë të një dhune të tillë, që kur Morsi mori detyrën më shumë se tre muaj më parë.
XS
SM
MD
LG