Ndërlidhjet

Arrestohet i biri i ish-presidentit kirgizian


Makism Bakiev

Makism Bakiev

Maksim Bakiev, i cili kërkohet në Kirgizi në akuzat për shpërdorimin e miliona dollarëve të fondeve shtetërore, është arrestuar të premten në Londër.

I biri i ish presidentit Kurmanbek Bakiev, u arrestua me kërkesë të Kirgizisë dhe qeverisë amerikane.

Kirgizia dhe Britania nuk kanë të lidhur ndonjë marrëveshje ekstradimi, dhe raportohet se autoritetet britanike po synojnë dorëzimin e Maksim Bakievit te autoritetet amerikane.

Bakiev iku në Kirgizi, në kohën kur babai i tij u rrëzua nga pushteti në prill të vitit 2010.

Në administratën e babait të tij, Maksim Bakiev kryesonte një agjenci të investimeve.

Autoritetet e reja të vendit e akuzuan atë për mashtrime në shkallë të gjerë, në vlerë prej miliona dollarësh.

Menjëherë pas rënies së Bakievit, Kirgizia ka bërë një kërkesë në Interpol për arrestimin e djalit të tij.
XS
SM
MD
LG