Ndërlidhjet

logo-print

Një pikturë abstrakte shitet me çmim rekord


France -- Sotheby (Sotheby's) logo, 2003

France -- Sotheby (Sotheby's) logo, 2003

Një pikturë abstrakte e artistit gjerman Gerhard Richter ka vendosur një rekord të ri për çmimin e paguar në një ankand për punën e një artisti të gjallë.

Piktura “Abstraktes Bild (809-4)”, është shitur për 34.2 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Sotheby's në Londër.

Shitja ka thyer rekordin e mëhershëm të vendosur në vitin 2010, për pikturën “Flamuri” të Jasper Jons, e cila në shtëpinë e ankandeve Christie's në Nju Jork u shit për 28.6 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG