Ndërlidhjet

Erdogan kritikon ashpër KS të OKB-së


Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan
Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan
Kryeministri i Turqisë kritikoi ashpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dështimin e tij në dhënien fund të luftës civile 19 mujore në Siri.

Rexhep Tajip Erdogan tha në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll se bota është dëshmitare e një “tragjedie humanitare” në Siri.

Ai tha se “nëse presim ende një ose dy anëtaret e përhershme ... atëherë e ardhmja e Sirisë do të jetë në rrezik.”

Rusia dhe Kina, dy nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, kanë vënë veto ndaj rezolutave që kërkojnë t’i bëhet presion Damaskut për t'i dhënë fund konfliktit dhe kërkojnë një marrëveshje për tranzicion politik.

Të mërkurën, Turqia ka zbuluar një aeroplan pasagjerësh sirianë që shkonte nga Moska për në Damask dhe e ka detyruar aterimin e tij në Turqi, nën justifikimin se në bord kishte pajisje ushtarake.
XS
SM
MD
LG