Ndërlidhjet

Sulmi vetëvrasës vret 5 persona


Afganistan...

Afganistan...

Një sulm vetëvrasës ka lënë të vrarë të paktën pesë njerëz në provincën Kandahar të Afganistanit.

Zëdhënësi i ISAF-it Adam Wojack tha se në mesin e të vdekurve është edhe një pjesëtar i forcave të koalicionit dhe një pjesëtar i shërbimit civil, ndërsa të tjerët pjesëtarë të ANSF-së.

Zëdhënësi i provincës së Kandaharit Jawed Faisal tha se sulmuesi ishte në këmbë kur shpërtheu eksplozivin e mbushur në jelekun e tij, në një postbllok afër zyrës së agjencisë afgane të inteligjencës, në distriktin Maruf.
XS
SM
MD
LG