Ndërlidhjet

Morsi pajtohet, kryeprokurori mbetet në detyrë


Sheshi Tahrir në Kajro

Sheshi Tahrir në Kajro

Presidenti i Egjiptit Muhamed Morsi është pajtuar me mbetjen në detyrë të kryeprokurorit të epokës së Mubarakut, pas një debati të sikletshëm publik.

Zëdhënësit e Morsit dhe të Prokurorit të Përgjithshëm Abdel Maguid Mahmoud konfirmuan arritjen e një marrëveshjeje në Kajro.

Mahmoud është kthyer më herët në punë, i përcjellë nga gjykatës dhe avokatë duke sfiduar kështu një urdhër të presidentit islamik të vendit.

Mahmoud, që është akuzuar se ka paraqitur prova të dobëta kundër zyrtarëve të epokës së Mubarakut në procesin gjyqësor kundër tyre, ka thënë se kushtetuta nuk i jep fuqi presidentit që ta shkarkojë.

Kundërthëniet erdhën derisa mijëra mbështetës dhe kundërshtarë të presidentit u pësleshën në sheshin Tahrir të Kajros, në dhunën më të keqe të parë që nga ardhja e Morsit në pushtet.

Më shumë se 100 persona është raportuar se janë lënduar.
XS
SM
MD
LG