Ndërlidhjet

Incident në garat e Formulas, gjobitet Mercedesi


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Kompania Mercedes është gjobitur me 10 mijë euro, pasi piloti i saj Michael Schumacher, pothuajse është përplasur me Lewis Hamilton-in e McLaren gjatë kualifiikimit për garat e Formula One Grand Prix që u mbajtën në Korenë Jugore, njofton DPA.

Mercedesi është gjobitur pasi që kujdestarët nuk kanë kushtuar vëmendje të mjaftueshme kur e kanë lëshuar makinën e Schumacher-it, derisa Hamilton tashmë ishte afruar.

Anglezi, i cili do ta marrë vendin e Schumacher-it në Mercedes në vitin e ardhshëm, arriti të shmangë përplasjen me Schumacher-in.

“Fatmirësisht korsitë janë mjaft të gjera. Ai më pa dhe zgjodhi anën e djathtë. Na vjen keq për këtë,” ka thënë Schumacher.
XS
SM
MD
LG