Ndërlidhjet

Mali i Zi voton në zgjedhjet parlamentare


Flamuri i Malit të Zi
Flamuri i Malit të Zi
Votuesit në Mal të Zi votojnë të dielën për zgjedhjet parlamentare.

Sondazhet e opinionit flasin se koalicioni qeverisës për një “Mal të Zi Evropian” është favorit dhe potencialisht mund të marrë gati gjysmën e votave.

Një fitore e koalicionit mund të çojë në kthimin në zyrën e kryeministrit të Millo Gjukanoviqit, kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve.

Gjukanoviq, i cili ka udhëhequr Malin e Zi si president apo kryeministër në shumicën e kohës në dy dekadat e fundit, e udhëhoqi shtetin e vogël ballkanik drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006 dhe tani mbështet hyrjen e Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Koalicioni qeverisës fajësohet për nivelin e lartë të korrupsionit, si dhe për dështimin që ta ruajë nga rënia ekonomike vendin, që ka më pak se 700 mijë banorë.
XS
SM
MD
LG