Ndërlidhjet

logo-print

Spanjollët sërish protestojnë


Protesta në Spanjë, foto nga arkivi

Protesta në Spanjë, foto nga arkivi

Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, mijëra njerëz kanë protestuar kundër masave shtrënguese të vendosura nga qeveria, në një përpjekje për ta vendosur nën kontroll deficitin e Spanjës.

Protestuesit thanë se nuk është e drejtë që spanjollët e zakonshëm të përballen me shkurtime në shërbimet publike dhe në beneficione të ndryshme, ndërkohë që bankat me probleme po marrin paketa shpëtimi multi-miliardëshe.

Qeveria e kryeministrit Mariano Rajoy ka vendosur një sërë masash shtrënguese, si pjesë e një përpjekje për të reduktuar borxhin e qeverisë dhe për ta hequr Spanjën nga recesioni.

Spanja deri tani ka qenë në gjendje të shmangë aplikimin për një plan të plotë ndërkombëtar shpëtimi, si ata të marrë nga Greqia, Portugalia dhe Irlanda.

Pothuajse 25 për qind e spanjollëve janë të papunë, që është edhe shkalla më e lartë e papunësisë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG