Ndërlidhjet

logo-print

Ushtarët plagosin presidentin e Mauritanisë


Presidenti i Mauritanisë Mohamed Ould Abd Aziz

Presidenti i Mauritanisë Mohamed Ould Abd Aziz

Qeveria e Mauritanisë tha se presidenti Muhammad Ould Abdel Aziz është “plagosur lehtë”, kur ushtarët hapën zjarr gabimisht ndaj autokolonës së tij.

Zyrtarët thanë se jeta e presidentit nuk është në rrezik si rezultat i incidentit të së shtunës, dhe ai është duke u trajtuar në një spital ushtarak në Nouakchott.

Ministri i Komunikimeve Hamdi Ould Mahjoub tha se ushtarët të cilët hapën zjarr me sa duket nuk e njohën karvanin presidencial.

Ministri tha se presidenti është qëlluar në krah.

Incidenti vjen në kohën kur Mauritania po përballet me sulme nga militantët islamikë të Al-Qaedas, me bazë në Malin fqinj.
XS
SM
MD
LG