Ndërlidhjet

logo-print

Marrëveshje historike me myslimanët në Filipine


Manila

Manila

Udhëheqësit e grupit më të madh kryengritës mysliman në Filipine janë nisur të dielën në udhëtimin e tyre të parë zyrtar në kryeqytet, në Manilë, për nënshkrimin e një pakti paraprak paqeje, që synon përfundimin e kryengritjes që ka zgjatur me dekada.

Murad Ebrahim, kryetar i Frontit Islamik për Çlirimin e Moros(MILF), do t’i udhëheqë komandantët e lartë në pallatin presidencial për nënshkrimin e marrëveshjes.

Marrëveshja u ndërmjetësua nga Malajzia.

Pakti i shpallur nga presidenti Benigno Aquino III në javën e kaluar, bën thirrje për themelimin e një rajoni autonom të ri në ishullin jugor të Mindanaos, me emrin Bangsamoro, apo kombi mysliman, më 2016.

Marrëveshja është përshëndetur nga bashkësia ndërkombëtare dhe avokatët e paqes në Filipine si një hap kyç drejt dhënies fund të konfliktit, që ka vrarë më shumë se 100 mijë njerëz që nga viti 1970.
XS
SM
MD
LG