Ndërlidhjet

Lituania voton për parlamentin e ri


Lituani, foto nga arkivi

Lituani, foto nga arkivi

Lituanezët votojnë të dielën në zgjedhjet e përgjithshme kombëtare.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se votuesit ka të ngjarë ta largojnë qeverinë konservatore të kryeministrit Andrius Kubilius, e cila ka humbur mbështetjen për shkak të shkurtimeve buxhetore të ashpra dhe papunësisë së lartë.

Sondazhet e opinionit thonë se partitë majtiste dhe populiste të opozitës, të udhëhequra nga Social Demokratët, ka të ngjarë të dalin në epërsi dhe të fitojnë të drejtën për të negociuar një qeveri të re koalicioni.

Ekonomia e Lituanisë ka filluar të ringjallet pas disa viteve të masave shtrënguese, ku përfshiheshin shkurtimet e pensioneve dhe faturat e larta të energjisë, gjatë së cilës kohë mijëra njerëz braktisën vendin baltik.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se votuesit gjithashtu ka të ngjarë ta refuzojnë një referendum jo-detyrues, i cili pyet nëse Lituania duhet të ndërtojë një central të ri bërthamor për të zëvendësuar një objekt të epokës sovjetike, që ishte mbyllur në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG