Ndërlidhjet

Rusët votojnë në zgjedhjet lokale


Rusi

Rusi

Në Rusi po zhvillohen zgjedhjet për asambletë rajonale dhe zyrat e tjera në 77 nga 83 rajonet e këtij vendi.

Zgjedhjet për guvernatorë do të mbahen në pesë rajone: Amur, Bryansk, Novgorod, Ryazan dhe Belgorod, derisa guvernatorët ekzistues të mbështetur nga partia në pushtet Rusia e Bashkuar, pritet të fitojnë në të pesë rajonet.

Zgjedhjet për guvernatorë qenë shfuqizuar nga presidenti Vladimir Putin në vitin 2004, dhe guvernatorët rajonalë zgjedheshin më pas nga presidenti.

Por, votimet u rikthyen, pas protestave masive publike të filluara dhjetorin e kaluar mbi sistemin e padrejtë zgjedhor rus.

Vendimi u kritikua nga opozita ruse, duke u quajtur si imitim i reformave.
XS
SM
MD
LG