Ndërlidhjet

Swoboda: Serbia ta njohë Kosovën para hyrjes në BE


Hannes Swoboda (Foto nga arkivi)
Hannes Swoboda (Foto nga arkivi)
Europarlamentari austriak, Hannes Swoboda, ka deklaruar se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Njohja e Kosovës në fund mund të ndodhë, por, ajo nuk është kusht në procesin e anëtarësimit në BE. Jo, para se Serbia të bëhet anëtare e e BE-së, gjithsesi duhet ta pranojë Kosovën. Në këtë moment është e rëndësishmë që të vazhdojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Por, për vetë Serbinë, do të ishte mirë që të pranojë këtë fakt”, ka thënë Swoboda për të përditshmen, “Dnevnik”.

Ai ka vlerësuar se Serbia në pranverën e ardhshme mund ta marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, por ka porositur se para kësaj Serbia duhet që ta “qetësojë rrymën radikale”.

“Vendimi i fundit për ndalimin e mbajtjes së Paradës së homoseksualëve, tregon se qeveria e re nuk është e përkushtuar për vlerat evropiane”, ka thënë Swoboda.

Ai ka thënë se ajo që ka dëgjuar deri më tash prej qeverisë së re mbi BE-së “nuk është aspak inkurajuese”.

“Flirti i pandalshëm me Rusinë, si shenjë se BE-ja nuk është partneri i vetem i Serbisë, nuk ndihmon”, ka deklaruar Hannes Swoboda.(a.i.)
XS
SM
MD
LG