Ndërlidhjet

logo-print

Pesë marinsë britanikë akuzohen për vrasje


Forcat britanike, foto nga arkivi

Forcat britanike, foto nga arkivi

Ushtria e Britanisë tha se pesë marinsa të mbretërisë akuzohen për vrasje në lidhje me një vdekje në Afganistanin jugor.

Ata pesë janë në mesin e shtatë marinsave të arrestuar në javën e kaluar.

Katër nga ta janë liruar pa ndonjë akuzë.

Zyrtarët kanë thënë se në incident është përfshirë një kryengritës në provincën Helmand në vitin 2011, ku janë të vendosur shumica e 9 mijë e 500 trupave të Britanisë në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë më herët se incidenti pasoi një përleshje me kryengritësit dhe se në të nuk ishin të përfshirë civilë.

Ministria thotë se rastet i janë referuar Autoritetit të Ndjekjes, i cili mbikëqyr gjyqet ushtarake. Ministria tha se të dyshuarit gjenden në paraburgim.

Ata janë trupat e parë britanike që do të akuzohen për vrasje në Afganistan, që nga vendosja në këtë vend në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG