Ndërlidhjet

Baumgartner thyen rekordin - kalon shpejtësinë e zërit

  • RFE /RL

Mekanizmi botëror i mbikëqyrjes së sporteve ajrore dhe aeronautikës ka konfirmuar se austriaku, Felix Baumgartner, i ka thyer barrierat e zërit, duke realizuar hedhjen më të lartë në histori.

Një zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës tha se Felix Baumgartner e ka kaluar shpejtësinë e zërit, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 1,342 kilometrave për orë, gjatë hedhjes së tij të djeshme mbi shkretëtirën e shtetit amerikan jugperëndimor, New Mexico.

Felix Baumgartner, 43-vjeçar u lëshua të dielën nga stratosfera, rreth 39 kilometra mbi tokë, duke thyer një rekord të vitit 1960.

Organizatorët thonë se lëshimi i tij zgjati më shumë se nëntë minuta. Gjysmën e kohës prej rreth dhjetë minutash realizoi lëshim të lirë, ndërsa më vonë e hapi parashutën.

Rekordi për hedhje nga lartësia është ai i vitti 1960, i kolonelit të Forcave Ajrore Joe Kittinge, i cili u hodh nga 31 kilometra.

Më poshtë mund të shihni videon nga hedhja e Joe Kittinge.(v.k.& a.i.)
XS
SM
MD
LG