Ndërlidhjet

Marrëveshje britaniko-skoceze për referendum


Flamuri i Britanisë së Madhe
Flamuri i Britanisë së Madhe
Kryeministri britanik David Cameron pritet që të hënën të nënshkruajë një marrëveshje me ministrin e parë skocez Alex Salmond, që do ta lejojë Skocinë të mbajë një referendum mbi pavarësinë.

Marrëveshja vjen pas fushatës dyvjeçare për të definuar të ardhmen e unionit 300-vjeçar, diku kah fundi i vitit 2014.

Cameron, që kundërshton me forcë shpërbërjen e Britanisë, do të takohet me liderin e Partisë Kombëtare Skoceze, Alex Salmond në Edinburg të hënën pasi, që u raportua se është arritur marrëveshja për kushtet e votimit.

Sondazhet e opinionit tregojnë se një pakicë gjithnjë në rritje e skocezëve është në favor të ndarjes nga pjesa tjetër e Britanisë.

Skocisë i është dhënë një parlament me kompetenca të kufizuara në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG