Ndërlidhjet

Irani konfirmon ndërtimin e avionit pa pilot


Izraeli ka rrëzuar aeroplanin e telekomanduar të ndërtuar në Iran, tetor, 2012
Izraeli ka rrëzuar aeroplanin e telekomanduar të ndërtuar në Iran, tetor, 2012
Teherani ka konfirmuar se e ka ndërtuar aeroplanin e telekomanduar i cili fluturoi mbi Izrael një javë më parë nga ana e grupit militant libanez Hezbollah.

Ministri iranian i Mbrojtjes Ahmed Vahidi i tha televizionit shtetëror iranian të dielën se fluturimi me aeroplan pa pilot tregon aftësitë ushtarake të Iranit.

Më 11 tetor, Hezbollahu mori përgjegjësinë për lansimin e avionit të telekomanduar.

Ai u rrëzua nga forcat izraelite pasi fluturoi 55 kilometra në hapësirën ajrore izraelite.

Irani ka thënë se hyrja e aeroplanit në hapësirën izraelite ekspozon dobësinë e mbrojtjes ajrore izraelite.

Vahidi tha se fluturimi tregon se Izraeli nuk mund t'i “frikësojë më vendet islamike.”
XS
SM
MD
LG