Ndërlidhjet

Izraeli fiton betejën për dorëshkrimet e pabotuara të Kafkës


Franc Kafka (1883-1924)

Franc Kafka (1883-1924)

Një koleksion ende i paparë i shkrimeve të Franc Kafkës, të fshehura për katër dekada në një apartament në Tel Aviv do të bëhen publike dhe do të transferohen në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit, në bazë të një vendimi gjyqësor, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Dokumentet qenë mbajtur nga Eva Hoffe dhe Ruth Wiesler, dy motrat të cilat luftuan në një rast të gjatë katër vjeçar, në të cilin pretendonin se ato ishin trashëgimtare legale të dokumenteve, të cilat i morën nga nëna e tyre, Esther Hoffe, sekretarja dhe mikja e ngushtë Kafkës si dhe nga Max Brodi.

Por, gjykata vendosi se Brodi, kishte urdhëruar me vullnetin e tij se shumica e dokumenteve që ai ia kishte dhënë sekretares, duhet të shkonin në një arkiv publik.

Kritikët besojnë se dokumentet mund të përfshijnë dorëshkrimet e Brodit, që do të mund të hidhnin dritë mbi jetën e Kafkës dhe kohën e kaluar në Pragë.

“Procesi”, “Kështjella” dhe “Amerika” janë veprat e Kafkës të botuara pas vdekjes së tij, pasi që Brodi, që është edhe biografi i tij, ka injoruar testamentin e shkrimtarit hebre të lindur në Pragë, që të gjitha dorëshkrimet e papublikuara të digjeshin.

Në vitin 1939 Brod iku nga nazistët, duke marrë trenin e fundit nga Praga me një valixhe të letrave të Kafkës nën krahun e tij.

Pas vdekjes së Brodit në Izrael në vitin 1968, arkivi iu kalua Esther Hoffes.
XS
SM
MD
LG