Ndërlidhjet

Malala dërgohet për shërim në Britani të Madhe


Malala Yousufzai
Malala Yousufzai
Ushtria paksitaneze njofton se qeveria e ka dërguar aktivisten 14 vjeçare për shërim në Britani të Madhe, pasi ajo ishte sulmuar dhe lënduar rëndë javën e kaluar nga talibanët.

Një deklaratë e lëshuar sot tregon se një ambulancë ajrore, e cila bartte Malala Yusufzain, është nisur nga Islamabadi për në Britani të Madhe.

Ushtria pakistaneze thotë se Malalës i duhet shërim i mëtejmë, për ta marrë veten plotësisht fizikisht dhe psikikisht nga lëndimet e saj.

Në deklaratë po ashtu thuhet se një qendër britaneze do t’i ofrojë të gjitha shërbimet e nevojshme për shërimin e saj nga lëndimet e shumta.

Malala ishte qëlluar në kokë javën e kaluar në veriperëndim të Pakistanit. Talibanët e kishin cak adoleshenten për shkak të përpjekjeve të saj për të promovuar edukimin te vajzat në Pakistan.
XS
SM
MD
LG