Ndërlidhjet

Felix Baumgartner realizoi hedhjen më të lartë në histori


Piloti Felix Baumgartner
Piloti Felix Baumgartner
Mekanizmi botëror i mbikqyrjes së sporteve ajrore dhe aeronautikës ka konfirmuar se austriaku, Felix Baumgartner i ka thyer barrierat e zërit, duke realizuar hedhjen më të lartë në histori.

Një zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës tha se Felix Baumgartner e ka kaluar shpejtësinë e zërit, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 1,342 kilometrave për orë, gjatë hedhjes së tij të djeshme mbi shkretëtirën e shtetit amerikan jugperëndimor, New Mexico.

Felix Baumgartner, 43 vjeçar u lëshua dje nga stratosfera, rreth 39 kilometra mbi tokë, duke thyer një rekord të vitit 1960.

Organizatorët thonë se lëshimi i tij zgjati më shumë se nëntë minuta. Gjysmën e kohës prej rreth dhjetë minutash realizoi lëshim të lirë, ndërsa më vonë e hapi parashutën.
XS
SM
MD
LG