Ndërlidhjet

Opozita kritikon zgjedhjet e djeshme lokale në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Opozita ruse akuzon se zgjedhjet e djeshme lokale janë karakterizuar nga shkelje të shumta, përfshirë votimet e shumëfishta dhe mbushjen e kutive të votimeve.

Rezultatet preliminare të ditës së diel për 77 bashkësi komunale në 83 rajone të Rusisë kanë treguar fitoren e partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” të presidentit Vladimir Putin.

Ngjashëm si në zgjedhjet parlamentare të muajit dhjetor dhe ato presidenciale të muajit mars, aktivistët e opozitës i kanë akuzuar autoritetet për një fushatë të organizuar, me qëllim të vënies së votave në favor të kandidatëve të përkrahur nga qeveria.

Grupi vëzhgues i zgjedhjeve, Golos, raporton se me qindra shkejle kanë ndodhur gjatë votimeve të djeshme.

Kryeministri Dmitry Medvedev i ka hedhur poshtë akuzat për shkelje, duke thënë se ai e di se nuk ka parregullësi serioze.
XS
SM
MD
LG