Ndërlidhjet

BE: Priten sanksione të reja ndaj Iranit, Sirisë dhe Bjellorusisë


Ilustrim
Ilustrim
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet që të vendosin sanksione të reja ndaj regjimeve të Iranit, Sirisë dhe Bjellorusisë, gjatë takimit të sotëm në Luksemburg.

Raportohet se ministrat pritet të aprovojnë sanksione që kanë për objektiv sektorin bankar të Iranit dhe marrëdhëniet tregtare me Bashkimin Evropian.

Zyrtarët thonë se këto masa ndaj Iranit po merren si kundërpërgjigje e Bashkimit Evropian ndaj refuzimit të këtij vendi për ta ndalur punën rreth programit të diskutueshëm bërthamor.

Irani, nga ana tjetër, refuzon se është duke bërë përpjekje të krijojë një bombë bërthamore.

Ministrat e BE-së gjithashtu pritet të vendosin masa të reja me qëllim të shtimit të presionit ndaj qeverisë së Sirisë për t’i ndalur luftimet kundër rrebelëve.

Ndërkohë, raportohet se ministrat pritet që t’i vazhdojnë masat ndërshkuese ndaj Bjellorusisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 23 shtatorit, të cilat BE-ja dhe SHBA-ja i kanë dënuar dhe cilësuar si të padrejta dhe jo të lira.
XS
SM
MD
LG