Ndërlidhjet

Ndërron jetë ish-mbreti i Kamboxhias


Ilustrim

Ilustrim

Ish-mbreti i Kamboxhias, Norodom Sihanouk ka ndërruar sot jetë në moshën 89 vjeçare.

Sihanouk u lind gjatë kohës së sundimit të kolonializmit francez dhe kishte bërë fushatë në vitin 1953 për pavarësimin e Kamboxhias.

Princi Sisowath Thomico, një anëtar i familjes mbretërore, i cili ishte njëkohësisht asistent i Sihanoukut, tha se mbreti kishte pësuar një sulm në zemër në një spital të Pekinit, ku kishte shkuar për trajtim mjekësor.

Sihanouk ishte një figurë e rëndësishme e politikës së vendit të tij për më shumë se 60 vjet.

Ai ishte mbret i Kamboxhias nga viti 1941 deri në vitin 1955 dhe pastaj më vonë edhe nga viti 1993 deri në vitin 2004, kur edhe hoqi dorë për shkak të shëndetit të dobët.

Ai ishte figurë e rëndësishme gjatë rezistencës së viteve 1975-79, kundër Khmer Rouge, kur u vranë më shumë se 2 milion njerëz.
XS
SM
MD
LG