Ndërlidhjet

Talibanët vrasin gjashtë policë pakistanezë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët pakistanezë thonë se militantët e kanë sulmuar gjatë natës një pikë kontrolli në veriperëndim të Pakistanit, duke lënë të vrarë të paktën gjashtë policë dhe duke plagosur disa të tjerë.

Policia thotë se më shumë se 100 militantë talibanë bastisën këtë pikë kontrolli në qytetin Mattani, në jug të provincës së Peshawar-it.

Policia raporton se rrebelët ishin të armatosur me makineri të rëndë dhe me granta.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i talibanëve deklaroi se ata e marrin përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG