Ndërlidhjet

Filipine: Arrihet marrëveshje mes qeverisë dhe rebelëve


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Filipineve dhe grupi më i madh i rebelëve myslimanë në vend, e kanë nënshkruar sot një pakt preliminar të paqes, me shpresën se një gjë e tillë do t’i japë fund revoltës 43-vjeçare.

Raportohet se marrëveshja është nënshkruar në pallatin presidencial në Manila, ndërmjet negociatorit të qeverisë, Marvic Leonen dhe homologut të tij nga Fronti Liberal Islamik Moro, Mohagher Iqbal.

Marrëveshja bën thirrje për krijimin e një rajoni të ri autonom, të quajtur Bangsamoro, apo komb mysliman, në rajonin jugor të Mindanaos, deri në vitin 2016.

Gjithashtu, pritet që të krijohet një Komision i Tranzicionit prej 15 anëtarësh, për ta draftuar një ligj, në bazë të të cilit do të mundësohet krijimi i një rajoni të administruar nga muslimanët.

Marrëveshja thotë se armata rebele prej 11 mijë pjesëtarëve do të çaktivizohet gradualisht.
XS
SM
MD
LG