Ndërlidhjet

logo-print

OKB dhe Liga Arabe kërkojnë ndalimin e dërgimit të armëve në Siri


Lakhdar Brahimi gjatë konferencës së djeshme në Teheran

Lakhdar Brahimi gjatë konferencës së djeshme në Teheran

Të dërguarit e Kombeve të Bashkuara dhe të Ligës Arabe për krizën në Siri janë takuar me liderët e Iranit në Teheran.

Lakhdar Brahimi ka mbajtur bisedime gjatë ditës së djeshme me presidentin Mahmud Ahmadinejxhad dhe me ministrin e jashtëm, Ali Akbar Salehi.

Gjatë një konference për shtyp, Brahimi bëri thirrje që të ndalohet transferimi i armëve për të gjitha grupet në Siri.

Ai gjithashtu kërkoi një armëpushim të menjëhershëm dhe fillim të bisedimeve për reformat për zgjidhjen e konfliktit.
XS
SM
MD
LG