Ndërlidhjet

OKB: Në Afganistan, biseda jo zyrtare


Jan Kubis
Jan Kubis
Kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Jan Kubis tha sot se OKB-ja është duke organizuar biseda jo zyrtare, të cilat shpreson se do t’i tërheqin të gjitha forcat dhe njerëzit relevantë në Afgansitan.

Kubis tha se bisedimet duhet të përfshijnë sa më shumë akterë në Afganistan, përfshirë grupe anti-qeveritare, sikurse talibanët.

Ai tha se këto nuk janë bisedime të paqes dhe shtoi se “ne nuk do t’ju tregojmë afganëve se çfarë duhet të mendojnë”.

Qëllimi i bisedimeve, sipas Kubis, është mbledhja e shumë grupeve afgane, për të diskutuar për të ardhmen e vendit, veçanërisht pasi në vitin 2014 shumica e trupave të huaja do të tërhiqen nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG