Ndërlidhjet

Granatë dore para Ministrisë së Tregtisë


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës ka demoluar një granatë dore, e cila kishte në shënjestër Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë (MTI).

Kjo e fundit ka reaguar ndaj sulmit, duke thënë se ai përçon imazh të keq për gjithë Kosovën.

"Ky mjet është vendosur në hyrje të Qendrës për Shërbime të Biznesit, i cili mund të konsiderohet si sulm i dyfishtë: ndaj institucionit dhe ndaj bizneseve", thuhet në komunikatën e MTI-së.

Ministria ka dënuar fuqishëm aktin, duke thënë se "mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies".(v.t.)
XS
SM
MD
LG