Ndërlidhjet

logo-print

BE - sanksione të reja kundër Sirisë


Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vendosur sanksione të reja kundër regjimit të Sirisë, duke rënë dakord për ngrirjen e pasurisë dhe ndalim-udhëtimin për 28 individë sirianë dhe dy firma.

Masat e reja çojnë në 181 numrin e individëve dhe në 54 numrin e kompanive të përfshira në listën e zezë të BE-së.

Sanksionet prekin individë që kanë lidhje me dhunën kundër protestuesve dhe kompanitë e përfshira në furnizimin e regjimit me “pajisje për represion”.

Ministrat po ashtu pritet të marrin masa të reja kundër Iranit dhe Bjellorusisë.

Iranit do t’i shtohen masat ndëshkuese për shkak të refuzimit të tij për të ndaluar pasurimin e uraniumit, ndërsa Bjellorusisë për shkak të, siç thuhet, manipulimeve në zgjedhjet parlamentare të 2 shtatorit.
XS
SM
MD
LG