Ndërlidhjet

Dy amerikanë ndajnë Nobelin për ekonomi


Stokholm
Stokholm
Çmimi Nobel për Ekonomi u është ndarë sot dy amerikanëve, Alvin E. Roth dhe Lloyd S. Shapley.

“Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë ka vendosur që çmimin Nobel për ekonomi këtë vit t’ua ndajë Alvin E. Rothit nga Universitetit i Harvardit dhe Lloyd S. Shapleyt nga Universiteti i Kalifornisë”, ka bërë të ditur Stefan Normark, anëtar i Komisionit të Nobelit.

Dy burrat janë shpërblyer për punën e tyre në “teorinë e marketingut të qëndrueshëm dhe praktikën e projektimit të tregut”.

Çmimi është i vlefshëm 8 milionë korona, përkatësisht rreth 1.2 milion dollarë.

Javën e kaluar, Fondacioni i Nobelit ka ndarë çmimet për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe.
XS
SM
MD
LG