Ndërlidhjet

OSBE lavdëron zgjedhjet në Mal të Zi


Millo Gjukanoviq
Millo Gjukanoviq
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka vlerësuar se zgjedhjet e së dielës në Mal të Zi kanë qenë “pluraliste dhe kanë respektuar të drejtat themelore”.

Megjithatë, deklarata e OSBE-së thotë se “abuzimi i burimeve administrative dhe mungesa e transparencës në fushatë mbesin çështje shqetësuese”.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, koalicioni “Mali i Zi evropian”, i udhëhequr nga Millo Gjukanoviqi, ka fituar 39 ulëse në parlamentin 81 vendesh.

Gjukanoviqi, si kryeministër dhe si president, ka qenë figurë politike dominuese në Mal të Zi që nga shpërbërja e Jugosllavisë 20 vjet më parë.

Ai ka dhënë dorëheqje në vitin 2009, për t’u pasuar nga i zgjedhuri i tij, Igor Llukshiq, por ka vazhduar të jetë në krye të partisë.
XS
SM
MD
LG