Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, ka thënë se anëtaret e Bashkimit Evropian së shpejti do të jenë në gjendje të heqin individualisht regjimin pa viza për Serbinë dhe Maqedoninë.
Sipas saj, vendet e BE-së nuk kërkojnë rikthimin e vizave, por “ndalimin e fluksit të azilkërkuesve të rremë”.
Ky mekanizëm pritet të propozohet në takimin e ministrave të BE-së më 25 tetor.
Fajon ka thënë se mekanizmi i tillë kërkohet nga vendet që kanë numrin më të madh të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia.
Sipas Komisionit Evropian, bëhet fjalë për Gjermaninë, Francën, Austrinë, Luksemburgun, Belgjikën dhe Holandën.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se rikthimi i vizave do të linte pasoja të mëdha për shtetin serb, por edhe për Bashkimin Evropian.