Ndërlidhjet

Der Spiegel: Irani do të bllokojë Hormuzin


Hormuz - foto arkivi

Hormuz - foto arkivi

Javorja gjermane “Der Spiegel” ka raportuar se Irani planifikon të derdhë naftë për të bllokuar ngushticën e Hormuzit, me qëllim heqjen e sanksioneve ekonomike kundër tij.

Konfirmime të pavarura për raportin nuk ka pasur.

“Der Spiegel” ka thënë se plani është koduar me ermin “Uji i fëlliqur” dhe do të realizohet në rrugën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës.

Revista nuk ka saktësuar burimet për raportin e saj, por ka thënë se shërbimet perëndimore të inteligjencës janë duke studiuar planin.

“Der Spiegel” ka thënë se për të hyrë në fuqi, plani duhet të miratohet nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Perëndimi ka ndëshkuar Iranin me sanksione, pasi ai refuzon të ndalojë programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG