Ndërlidhjet

BE-ja miraton sanksione të reja kundër Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione të reja ekonomike kundër Iranit.

Masat pasojnë refuzimin e Teheranit për të ndaluar programin e tij bërthamor, për të cilin Perëndimi druan se ka qëllim krijimin e armës atomike.

Sanksionet kundër Iranit parashohin ngrirjen e pasurisë për 34 subjekte dhe një individ shtesë.

Ato po ashtu përfshijnë ndalesa në importin e gazit dhe në transaksionet financiare, me përjashtim të atyre që bëjnë pjesë në ndihmat humanitare, ushqimore dhe mjekësore.

Kompanitë e Bashkimit Evropian e kanë të ndaluar të sigurojnë teknologji për ndërtimin e anijeve dhe shërbime të klasifikuara për cisternat iraniane, ashtu si edhe shitjen e metaleve.

Ministrat e BE-së kanë vendosur sot sanksione të reja edhe për disa individë dhe kompani të Sirisë.
XS
SM
MD
LG