Ndërlidhjet

Sannino: KE mund të rikthejë vizat për Maqedoninë


Stefano Sannino
Stefano Sannino
Komisioni Evropian ka paralajmëruar autoritetet e Maqedonisë se vendi mund të përballet me rikthimin e regjimit të vizave nëse vazhdon fluksi i azilkërkuesve drejt vendeve të BE-së.

Kjo është theksuar nga drejtori i drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian, Stefano Sannino, pas takimit në Shkup me zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues të partive politike, të cilëve u ka dorëzuar raportin e progresit.

“Liberalizimi i vizave mbetet një nga arritjet më të rëndësishme që zbatuam me të gjitha vendet e rajonit. Por, gjithashtu, ne kujdesemi shumë që sistemi të mos keqpërdoret. Mesazhi është se regjimi do të mbetet nëse nuk shkaktohen probleme më të mëdha dhe çrregullime në BE. Megjithatë, nëse sistemi keqpërdoret, ekziston rreziku që të veprojmë ndryshe” ka deklaruar Sannino.

Ai ka marrë premtime nga autoritetet e Maqedonisë se do të bëjnë gjithçka për parandalimin e fluksit të qytetarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së.
XS
SM
MD
LG