Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vazhduar sanksionet për Bjellorusinë, por kanë theksuar mundësinë e heqjes së tyre nëse Minsku përmirëson qasjen ndaj të drejtave të njeriut.
BE-ja i ka bërë thirrje Qeverisë bjelloruse të “ndalojë shtypjen e shoqërisë civile, të opozitës politike dhe të mediave të pavarura”.
Ministrat kanë thënë se sanksionet ndaj Bjellorusisë nuk mund të hiqen për disa arsye – në mesin e tyre moslirimi i të burgosurve politikë.
BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese për 243 individë dhe 32 subjekte në Bjellorusi dhe masat e tilla i ka shtyrë sot deri në tetor të vitit 2013.
Takimi i ministrave evropianë është mbajtur në Luksemburg.