Ndërlidhjet

SHBA mirëpret sanksionet e BE-së kundër Iranit


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur sanksionet financiare dhe tregtare të Bashkimit Evropian për Iranin, duke thënë se ato do të thellojnë izolimin e Republikës Islamike.

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë miratuar sot një varg sanksionesh të reja kundër Teheranit, për shkak të aktivitetit të tij bërthamor.

“Masat forcojnë përpjekjet ndërkombëtare për të bërë presion mbi Qeverinë iraniane dhe për ta izoluar atë”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, para gazetarëve në Uashington.

Teherani i hedh poshtë pretendimet e Perëndimit se programi i tij bërthamor synon krijimin e armës atomike, duke thënë se ai ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG