Ndërlidhjet

Ndahen 100,000$ për shkëmbimin e bursistëve Kosovë-SHBA


Prishtinë

Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë vendim për ndarjen e 100,000 dollarëve, në mbështetje të programit të shkëmbimit të bursistëve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

Ky vendim pason Memorandumin e Mirëkuptimit për programin akademik të shkëmbimit “Fulbright”, i cili është nënshkruar ndërmjet ministrit Hoxhaj dhe ish-ambasadorit Amerikan në Kosovë, Christopher Dell, në maj të këtij viti.

“Ky memorandum ka për synim vazhdimin e programit, i cili ndër vite shënoi shkëmbim shumë të suksesshëm të dhjetëra bursistëve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Ai përfshin pjesëmarrjen e Qeverisë së Kosovës në financimin e shkëmbimit, duke kontribuar me nga 100,000 dollarë në vit, në tre vjetët e ardhshëm”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme kosovare.
XS
SM
MD
LG