Ndërlidhjet

Arrestime për vjedhje të rënda në Fushë-Kosovë


Ilustrim
Ilustrim
Njësitet policore të stacionit të Fushë-Kosovës kanë arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda.

Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë F. R, 22 vjeç, dhe J.K. 28 vjeç, meshkuj - që të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, ata janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ndërsa hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme para se rastet t’ia kalojnë gjykatës.
XS
SM
MD
LG