Ndërlidhjet

Britania “nuk do ndryshimin e regjimit në Iran”


Ministri i Jashtëm britanik, William Hague.
Ministri i Jashtëm britanik, William Hague.
Ministri i Jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se Britania nuk kërkon ndryshimin e regjimit në Iran me sanksionet e vëna mbi aktivitetet bërthamore të tij.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se ndryshimi i udhëheqjes së vendit është në duart e popullit iranian.

“Qëllimi ynë dhe politika jonë ndaj Iranit nuk është ndryshimi i regjimit. Ne do të respektojmë çfarëdo që vendos populli i Iranit – me shpresë në një proces demokratik në të ardhmen. Por, qëllim i yni është të zgjidhim çështjen e programit bërthamor të tij. Nëse do të zgjidhnim çështjet bërthamore, nuk do të kishte sanksione, nuk do të kishte presion të botës perëndimore mbi Iranin”, ka thënë Hague.

Ai ka deklaruar se mosmarrëveshja me Iranin po bëhet “krizë urgjente”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanuahu, muajin e kaluar, u ka thënë Kombeve të Bashkuara se Teherani do të kalojë “vijat e kuqe” me aftësinë e tij për të prodhuar armë bërthamore.

Izraeli dhe Perëndimi druajnë se Irani bën përpjekje të krijojë armatim nuklear.

Teherani thotë se aktiviteti i tij ka vetëm qëllime paqësore.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sot një varg sanksionesh të reja kundër Republikës Islamike.
XS
SM
MD
LG