Ndërlidhjet

Serbia do t’i shesë armë Pakistanit


Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq.
Serbia do të arrijë marrëveshje me Pakistanin që do t’i mundësojë asaj eksportimin e pajisjeve ushtarake në vendin aziatik, ka bërë të ditur ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq.

“Ato që ne mund të ofrojmë, janë automjetet e blinduara, municion i kalibrit të madh, pushkë dhe pajisje të natës”, ka thënë Vuçiq pas takimit në Beograd me homologun pakistanez, Syed Naveed Qamar.

Ministri i Pakistanit ka thënë se detajet e marrëveshjes potenciale do të bëhen të ditura pasi delegacioni i Serbisë të vizitojë vendin e tij në muajt e ardhshëm.

Për vite të tëra, Serbia ka bërë përpjekje të rrisë eksportet e industrisë ushtarake.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, këto eksporte janë rritur në 247 milionë dollarë nga 75 milionë dollarë sa kanë qenë rreth pesë vjet më parë.
XS
SM
MD
LG