Ndërlidhjet

I hapet rruga referendumit të Skocisë për pavarësi


Ministri i Parë i Skocisë, Alex Salmond.
Ministri i Parë i Skocisë, Alex Salmond.
Qeveria e Britanisë dhe administrata rajonale e Skocisë i kanë hapur rrugën votimit historik për pavarësinë skoceze.

Kryeministri britanik, David Cameron, dhe ministri i Parë i Skocisë, Alex Salmond, kanë nënshkruar në Edinbug marrëveshjen, e cila përcakton kushtet nën të cilat do të mbahej referendumi, sipas të gjitha gjasave, në tetor të vitit 2014.

Marrëveshja e Edinburgut parasheh që 4 milionë votuesve skocezë t’iu jepet opsioni i vetëm “Po ose Jo” mbi çështjen e pavarësisë së plotë.

Ajo po ashtu parasheh që 16-vjeçarët dhe 17-vjeçarët, për herë të parë, të marrin pjesë në referendum.

“Kjo është një ditë historike për Skocinë”, ka thënë Salmond, partia e të cilit, mbështetëse e pavarësisë, ka shumicën në parlamentin rajonal të Edinburgut.

Cameron, në anën tjetër, ka thënë se do të luftojë “me pasion” në fushatën e referendumit për të mbajtur të unifikuar Mbretërinë e Bashkuar.

Referendumi pozitiv do t’i jepte fund unionit 305-vjeçar midis Anglisë dhe Skocisë.
XS
SM
MD
LG