Ndërlidhjet

Kompanisë ajrore të Sirisë i ndalohet hyrja në aeroportet e BE-së


Ilustrim
Ilustrim
Bashkimi Evropian ka rritur presionin mbi regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke ndaluar ofrimin e shërbimeve financiare për eksportin e armëve siriane dhe duke ndaluar kompaninë ajrore të Sirisë nga hyrja në aeroportet e BE-së.

Vendimi vjen në kohën kur numri i të vrarëve në konfliktin sirian thuhet se ka kaluar 32,000.

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë diskutuar sot në Luksemburg sanksionet ndaj Sirisë, duke shtuar 28 individë dhe dy kompani në listën e zezë.

Lista e plotë e të sanksionuarve do të publikohet të martën.

Siria po përballet me revoltën popullore kundër regjimit qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG