Ndërlidhjet

Shumica e vendeve të BE-së shqyrtojnë vizat për Serbinë


Beograd

Beograd

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, ka thënë se mundësia e rikthimit të vizave për Serbinë është shumë serioze dhe se shumica e vendeve anëtare të BE-së po shqyrtojnë atë.

“Parlamenti Evropian është nën presion për të miratuar mekanizmin për rikthimin e vizave, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të miratohet deri në fund të vitit”, ka thënë Fajon gjatë konferencës për gazetarë në Parlamentin Evropian.

Sipas saj, Serbia do ta ketë shumë të vështirë rikthimin në zonën e Shengenit, nëse i vendosen vizat.

Shkak i situatës është bërë numri i madh i qytetarëve serbë që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Fajon ka thënë se në tetë muajt e parë të këtij viti, mbi 14,000 qytetarë të Ballkanit Perëndimor kanë kërkon azil në zonën e Shengenit dhe se gjysma e tyre janë serbë.

Paralajmërime për rikthimin e vizave ka marrë edhe Maqedonia.
XS
SM
MD
LG