Ndërlidhjet

logo-print

Malala arrin për shërim në Britani


Malala Yousufzai

Malala Yousufzai

Pakistanezja 14-vjeçare, e cila është qëlluar në kokë nga talibanët për shkak të përpjekjeve të saj për të promovuar edukimin e vajzave në Pakistan, ka arritur në Britani.

Malala Yousafzai do t’i nënshtrohet shërimit në Spitalin e Mbretëreshës Elizabeth në Birmingham, ku trajtohen edhe ushtarët britanikë, të plagosur rëndë në Afganistan.

Sulmi ndaj Malalas është dënuar fuqishëm nga liderët botërorë, ndërsa Pakistani ka thënë se do të bëjë gjithçka të mundur për shërimin e saj.

Ajo është sulmuar javën e kaluar derisa kthehej nga shkolla në Saidu Sharif.
XS
SM
MD
LG