Ndërlidhjet

Gazetarja ukrainase rrëmbehet në Siri


Siri
Siri
Një gazetare e Ukrainës, e cila ka punuar në Siri dhe ka mbështetur hapur regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, raportohet të jetë rrëmbyer nga rebelët.

“Gazetarja me nënshtetësi të Ukrainës, e cila ka punuar për mediat ruse, është zhdukur në Siri”, ka konfirmuar presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych.

Ai ka thënë se ka urdhëruar hetimin e rrethanave të incidentit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve ukrainas.

Ankhar Kochneva, e lindur më 1972, ka arritur në Damask më 22 shtator, për të punuar si përkthyese për ekipin e një televizioni rus, ka thënë për AFP-në zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleksandr Dykusarov.

“Ekipi i televizionit rus na ka informuar se Kochneva e ka kontaktuar atë më 12-13 tetor dhe i ka thënë se është rrëmbyer nga rebelët e Ushtrisë së Lirsë Siriane”, ka deklaruar Dykusarov.
XS
SM
MD
LG